Më 21-23 Nëntor në Tiranē-Shqipëri, ARNO ishte pjesë e seminarit “Advokim dhe Lobim”, që u organizua si pjesë e projektit “GEAR”, të përkrahur nga Bashkimi Europian.

“Ishte një seminar shumë i frytshëm. Aty mësova më shumë për Advokimin dhe Lobimit. Seminari u fokusua në dallimin e këtyre dy termeve te ngjajshme, si dhe na mësoi se si duhet t’i implementojmë ato në jetën e përditshme. Të gjithë pjesnarrësit e seminarit , vinin nga organizata që kryesisht merren me sferën e përparimit ekologjik. Ne të gjithë bëmē projekte,  ku praktikuam advokimin dhe lobimin. Bashkëpunimi atje ishte shumë I mirë, dhe mund të pritet edhe të bashkepunojmë serisht  në të ardhmen. Në fund të fundit, ne ishim të gjithë individë ambiciozë,  që besojmë në një të ardhme të gjelbër.” – tha, Anjeza Gorenca Sadiku- përfaqësuese e ARNO-s

ARNO u ftua të jetë pjesë e seminarit nga OJQ-ja “Eko-Svest”, dhe pritet të vazhdojë pjesmarrjet  edhe në trajnime të tjera të organizuara në kuadër të këtij projekti.