Të Shtunën (21.09.2019), në Dhomën Publike, u mbajt aktiviteti “Degustimi i ushqimit tradicional”. Ky aktivitet u organizua nga ARNO në bashkëpunim me Gjeneratorin nga Vranja, me qëllim të përgatitjes së një Libri për receta nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet, kuzhinierët e rinj nga Coolinari (studentë të Shkollës së ShMQSh “Lazar Tanev”) përgatitën ushqime tradicionale nga rajoni i Ballkanit, të cilat më vonë u shërbyen në një aktivitet të hapur për publikun, ku të gjithë shijuan ushqimet e ndryshme. Ishin të pranishëm rreth 60 pjesëmarrës dhe në menu përfshihej; “Ajvar”, “Mishi i fshatit”, “Menzë nga galiçnik”, “Tourlitava”, “Sallata Maqedonase” dhe pjata te tjera tradicionale. Përveç prezantimit dhe degustimit të ushqimit tradicional, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë më shumë rreth qëllimeve të këtij projekti dhe të shoqërohen me mysafirët.

Ky aktivitet është pjesë projektit “Harta gastronomike e Ballkanit Perëndimor” që synon hartografimin e rajoneve ku ka një përgatitje tradicionale të pjatave të Ballkanit. Projekti është implementuar në bashkëpunim me “ARNO” – Shkup, “Generator” – Vranje, “KFIC” – Gjilanje dhe “Bona Fide” – Pljevlja, me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Projekti paraqet kategori atipike të vendasve që ruajnë traditat lokale gastronomike, siç janë ato të kryera nga kuzhinier të rinj, nga shkolla e mesme “Lazar Tanev”, pjesë e Projektit Coolinari, ose siç bëhet nga femra profesionale-gra me arsim të lartë, viktima të dhunës në familje. , tifozë të rock’n’roll, si dhe ruajtës tipikë të traditës – gra aktive në shoqatat e grave minoritare.

Përveç punëtorive të gatimit dhe degustimeve publike që ndodhën në të gjithë rajonin, ky projekt do të rezultojë në botimin e një libri gatimi, 8 video gatimesh dhe 5 kartolina me harta të 4 pjatave specifike: ajvar, goulash, strudel dhe byrek.