Dëshironi të jeni pjesë e projektit

“Ky është Ballkani im –Ture gastronomike dhe suvenire kull për promovimin e mësimit ndërkulturor dhe dialogut”

Përgjatë këtij projekti, në vend të trajnimeve dhe punëtorive të zakonshme, ne i zhvendosim diskutimet ndërkulturore në tryezë dhe në lëvizje – ushqimi, zakonet, tendencat bashkëkohore, përfshirja e të rinjve në gatim, dizenjimi i suvenireve, hartat e tureve që shfaqin pikpamjen e të rinjve mbi identitetin kulturor. Qëllimi ynë është të sjellim të rinjtë nga Maqedonia e veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina në një piktakimi për të mësuar nga njëri-tjetri, për t’i parë kulturat e ndryshme, por të ngjashme dhe ide të reja (brain-storming) mbi bashkëpunime të përbashkëta të bazuara në trashëgiminë kulturore nga secila shoqëri, duke përdorur aftësi të fituara, si përshembull sipërmarrje sociale.

Organizata për Inovacione Sociale “ARNO” dhe partnerët e saj BH Craft janë mbështetur nga RYCO në Thirrjen e dytë të Hapur për Propozime të Projektit të bashkëfinancuar nga UNPF.

Çfarë presim nga pjesëmarrësit:

  • Pjesëmarrja në 5 takimet e organizuara gjatë Shkurtit / Marsit në Shkup për të eksploruar së bashku me studentët e tjerë peizazhin lokal të ushqimit dhe kulturës dhe për të përgatitur versionin e parë të hartës gastronomike në Shkup.
  • Pjesëmarrje në trajnimin 5-ditor në Shkup të organizuar në fund të Marsit (marrin pjesë në turën gastronomike dhe në aktivitet e tjera).
  • Pjesëmarrje në trajnimin 5-ditor në Sarajevë të organizuar në mes të prillit (merrni pjesë në turën gastronomike dhe në aktivitet e tjera).
  • Pjesëmarrje në aktivitetet promovuese (Media Sociale, Konferenca e Shtypit, etj.)

Kush mund të aplikojë?

  • Nxënës nga shkolla e mesme SUGS“Lazar Tanev”.*
  • Nxënës nga shkolla e mesme DSULUD“Lazar Liçenovski”.
  • Nxënës me njohuri të mirë të gjuhës angleze.
  • Të gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
  • Nxënës që kanë dëshirë të mësojnë opsione për punësim / të fitoni aftësi të reja.
  • Mund të udhëtojë me kërkesat e projektit

*Përparsi kanë nxënësit nga shkolla e hotilierisë- drejtimi turistik.

** Ne inkurajojmë të aplikojmë nxënësit që vijnë nga minoritetet dhe ato me më pak mundësi.

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj në adresën elektronike arno.mkd@gmail.com deri më 3 shkurt 2020, 23:59.

  • Një letër e shkurtër motivuese se pse dëshironi të jeni pjesë e projektit.

Kjo Thirrje e Hapur është produkt I mbështetur nga  Zyrës Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe Fondit i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes (UNPBF). Për përmbajtjen e saj mban përgjegjësi Organizata për Inovacione Sociale “ARNO” dhe partneri i saj BH Crafts, ajo nuk paraqet domosdoshmërisht pikëpamjet e RYCO-së dhe / ose UNPBF-së.