Nga 9 deri më 12 korrik, në Tiranë- Shqipëri, për të tetën herë me radhë u mbajtën garat rajonale “ Filantropi përmes ideve të gjelbërta”.  Gjatë dy ditëve, 21 pjesmarrës nga 7 shtete, prezentuan idetë e tyre të gjelbërta inovative dhe “luftuan” për të fituar njërin  nga 4 çmimet me vlerë prej 10 mijë dollarësh.  Juria me ekpertë ndërkombëtarë, për fitues shpalli idetë e gjelbërta nga Maqedonia e Veriut, „Challenger“ e përfaqësuar nga Ollga Rajçiq  dhe “ Prodhimi I orizit bio smart” , nga Jordanço Lefkov. Gjithashtu fitues u shpallën edhe  idea e Samantina Maja Moshmandu nga Greqia, “ Energjia që i përket komunitetit” dhe idea e Salko Uxhiçanin nga BdheH , “ Panelet solare Solheat”.

Gjatë viteve të zgjatjes, kjo garë ka inspiruar dhe janë investuar 220 000 dollarë në 22 ide të gjelbërta biznesi , si nxitje e zhvillimit të qëndrueshëm  në Ballkan, e njëkohësisht si dëshmi se qytetarët dhe komunitetet e vogla , mund të ofrojnë ide të gjelbërta, innovative dhe inkluzive biznesi, të cilat janë përgjigjia ndaj sfidave ekologjike dhe ekonomike të seicilit vend. Për të katërtën herë , idetë e  gjelbërta nga Maqedonia, shpërblehen  me çmime në nivel rajonal , e deri tani gjithsej 6 ide fituese nga vendi ynë kanë përfituar nga 10 000 dollarë për realizimin e ideve për biznes të gjelbërt.

“ Dy çmimet për vendin tonë, janë dëshmi se ne kemi ide, njerëz dhe përkushtim për të qenë liderë në ekonominë e gjelbërt. Ne në ARNO,  e shohim këtë garë jo vetëm si mjet financimi dhe mbështetjeje për bizneset lokale, por edhe si inspirim dhe inkurajim i të gjithë qytetarëve tanë drejt ekonomisë së gjelbërt dhe ndërrmarësisë sociale. Jemi krenarë pasi sivjet konkurenca ishte e madhe dhe shumë cilësore, ne u përgatitëm shumë bashkë me garuesit tanë dhe ja rezultatet. Në shtëpi u kthyem me 2 nga gjithsej 4 çmimet. Për këtë na ndihmoi edhe juria nacionale e ekspertëve që i njohën dhe përzgjodhën përfaqësuesit tanë. I jemi falenderues kësaj jurie, partnerëve, mediave dhe të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj historie”, tha Irina Janevska nga ARNO.

“ Gara rajonale në Tiranë, ishte një përvojë e paharrueshme. Të rrethohesh me njerëz  nga i gjithë rajoni që ndajnë të njejtin pasion, atë të krijimit të biznesit për një të ardhme të qëndrueshme, është vërtetë një ndjenjë e veçantë. Kjo garë në mënyrë plotësuese na kthehu besimin edhe në Ballkan, mund të bëhen ndryshime pozitive. Jemi shumë të lumtur që fituam këtë çmim, por kjo do të thotë se tani duhet të punojmë edhe më shumë  që ta justifikojmë këtë besim. Ne besojmë se “ Challenger” do të kthehet në një mjet ballkanik motivues për krijimin e bashkësive të gjelbërta e të qëndrueshme”, tha Ollga Rajçiq, përfaqësuese e ekipit që qëndron pas idesë së projektit „Challenger“

 

 

“ Çmimi që fituam në garën në Tiranë, është vërtetim për gjithçka që kemi punuar vitet e kaluara me ‘Programin për mbrojtjen e  natyrës”, në koordinim me “Farmahem”.  Është tranfromimi i një modeli të paqëndrueshëm të prodhimit të orizit, në një model të qëndrueshëm. Çmimi është nxitje për ne për të vazhduar me përpjekjet tona për tw na u bashkangjitur  më tepër fermerë, që të krijojmë  një rrëfim më të madh për prodhimin e orizit, me insistim për t’u kursyer në impute, ujë, dhe në fara, ë për të pasur ndërkoh rakoltë më të mirë,  si dhe më tepër përfitime për fermerët, oriz më cilësor dhe të sigurtë për ushqim, të mbrohet shëndeti i njerëzve dhe i ambientit jetësorë. Ja ky është “ Orizi bio smart” prodhim i ri, i certifikuar, i cili me ndihmën e shpërblimit prej 10 000 dollarë për shoqatën tonë nga kjo garë, në vitin e ardhëshëm do ta lansojmë menjëherë  në treg”- deklaroi  Jordanço Lefkov, nga grupi për prodhim të qëndrueshëm të orizit “ Orizova bratimka” nga Çeshinova.