Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sërbi. *Termi “ide të gjelbërta” do të thotë ide që ndihmojnë për mjedisin jetësor, ide që shfrytëzojnë burime nga komuniteti lokal dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm (integrimin e nevojave dhe prioriteteve lokale, ekonomike, dhe sociale të komunitetit).
ARNO, në bashkëpunim me Fondin e vëllezërve Rokfeller (Rockefellers Brothers Fund) nga SHBA shpall konkurs për zgjedhje të projekteve/ideve të gjelbërta për biznes/ndërmarrësi që promovojnë përpunim tradicional të prodhimeve, mbështetje të bizneseve të vogla lokale, që shfrytëzojnë resurset e komunitetit lokal dhe nxisin ide inovative për zhvillimin e mjedisit jetësor.
Thirrja për dorëzimin e ideve të e gjelbërta është e hapur deri me 20 qershor 2018. Formularin për të aplikuar me idenë/ projektin Tuaj të gjelbërt mund t’a gjeni në seksionin APLIKONI TANI. Para se të filloni me plotësimin e tij lexoni me kujdes UDHËZIMET.
KRITERET PËR PJESËMARRJE:

  • Projekti/ ideja të jetë në fazë të hershme të zhvillimit.
  • Projekti/ ideja të shfrytëzojë dijen e njerëzve në komunitetin lokal, aftësitë e tyre tradicionale dhe të synojë punësimin e tyre.
  • Të ketë plan të detajuar ose vizion për qëndrueshmëri të mjedisit jetësor.
  • Të ketë plan ose ide për zhvillim gradual të biznesit dhe të jetë ekonomikisht e arsyeshme.
  • Ta ketë vlerësuar tregun lokal – të njohë përparësitë konkurruese dhe krahasuese.
  • Ideja të mbështet procesin e revitalizimit të bizneseve lokale tradicionale dhe lidhjen mes njerëzve në shoqëri.
  • Ideja të jetë inovative dhe unikate në krahasim me bizneset dhe projektet e tjera të komunitetit.
  • Ideja të mos ketë fituar mbështetje financiare nga institucionet qeveritare në nivel lokal dhe qëndror ose donacione nga agjenci ndërkombëtare, fonde dhe donues privat.
  • Inkurajojmë aplikantët të dorëzojnë ide/projekte të gjelbërta që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale, që do të kenë ndikim afatgjatë social dhe do propozojnë shfrytëzimin e energjisë së pastër në procesin/teknologjinë  e propozuar të përpunimit/prodhimit.
  • Në konkurs mund të marrin pjesë individët, ndërmarrësit social, organizatat qytetare dhe kompanitë e vogla private që nuk kanë gjeneruar para në vlerë prej më shumë se 10.000 euro në vit.
  • Në konkurs nuk mund të marrin pjesë individët dhe/ose organizatat që janë anëtarë familjeje ose të afërt të të punësuarve në ARNO; individë ose organizata që janë pjesë e jurisë nacionale dhe/ose familjarët e tyre; si dhe ndërmarrjet publike.

PROCESI I ZGJEDHJES:
Faza 1) Juria nacionale e përbërë nga ekspertë të fushës së ekonomisë se gjelbërt, biznes sektorit dhe sektorit civil do të vlerësojnë të gjitha idetë e gjelbërta për biznes në bazë të kriteriumeve të lartëpërmendura.
Faza 2) Djetë idetë më të mira (në përputhje me vlerësimin e jurisë nacionale), do të thirren për të prezentuar idetë e tyre në një manifestim të organizuar veçmas në Shkup (5 korrik, data edhe njëherë do të konfirmohet). Në këtë manifestim të 10 përfaqësuesit duhet t’i prezentojnë idetë e tyre para jurisë, e cila do të zgjedhë 3 fitues nacional.
Përkujtim:
• Pjesëmarrja e 10 të përzgjedhurve është e obligueshme në manifestimin në Shkup, dhe gjithashtu për pjesëmarrjen në “Forumin për zhvillim të filantropisë në Ballkanin Perëndimor” (18-21 korrik, në Maqedoni) nëse përzgjidhen si fitues nacional.
• Formati dhe gjuha: Prezentimi i idesë së projektit duhet të jetë në përputhje me kriteret e dhëna në thirrjen publike, me buxhet të detajuar. Buxheti duhet të jetë i prezentuar në formë të biznes planit, ku do të jenë të përmendura të gjitha shpenzimet për të cilat kërkohet mbështetje nëpërmjet çmimit për Ide të gjelbërta, si dhe burimet e bashkë-financimit, nëse janë të mundshme. Gjuha për prezentimin e idesë së projektit është gjuha maqedone.
Faza 3) Tre fituesit nacional do të jenë përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë në “Forumin për zhvillimin e filantropisë në Ballkanin Perëndimor“ që do të mbahet prej 18-21 korrik, në Maqedoni. Projektet e zgjedhura do të duhet të prezentohen në Forum nga ana e përfaqësusve/dorëzuesve të projekteve. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje të përfaqësuesve të zgjedhur për forumin (rruga dhe vendosja) do të jenë të mbuluara nga ana e ARNOs dhe Fondit të Vëllezërve Rokfeller. Në forum do të zgjidhen 3 projektet më të mira nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që do të fitojnë nga 10.000 dollarë për mbështetjen e implementimit të ideve të gjelbërta.
Shoqata për konsulencë menaxhmenti MKA 2000 siguroi shpërblim për 3 fituesit e konkursit nacional: secili prej tyre do të fiton mbështetje mentorimi (udhëzimi) në formë të kuponëve për përdorimin e shërbimeve konsultuese të çertifikuara.
Ju inkurajojmë ta vizitoni dhe detajisht të njoftoheni me idenë dhe konceptin, si dhe me konkursin dhe fituesit e vitit të kaluar.
Më shumë informata për idetë e vitit të kaluar mund të merrni edhe nga publikimet e mediave duke kërkuar frazën „Biznes ide të gjelbërta“ ose “filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta”.
Për pyetje dhe më shumë informacione vizitoni faqen e internetit www.arno.org.mk ose drejtohuni në telefonin 070 367 311, ose në mail-in arno.mkd@gmail.com. Gjithashtu na ndiqni në rrjetet sociale, ku shpallim risitë dhe lajmet e reja (fb faqja jonë dhe twitter profili ynë)
Faqja oficiale e konkursit është http://www.philanthropyforgreenideas.org/.

 

Çfarë është ARNO

Shoqata për zhvillimin e opcioneve të reja. ARNO është organizatë për risi sociale të bazuara në peizazhin qytetar të Maqedonisë me një mision të veçantë për zhvillimin dhe zbatimin e inovacioneve sociale dhe

Like Us On Facebook
Facebook Pagelike Widget
Follow me on Twitter
Contact
  • Boulevard VMRO, Skopje 1000, 1/2-7, Skopje 1000
  • +​389 77 855 832

  • contact@arno.org.mk; arno.mkd@gmail.com