Më 19 Tetor 2019, ARNO ishte organizata e zgjedhur nga sipërmarrësja e re Antonija Lokvenec, për organizimin e një eventi  për mbledhjen e  fondeve. Kjo ngjarje e organizuar nga Antonija Lokvenec në bashkëpunim me Konekt dhe # донирајпаметно,  u mbajt në Markt Kitchen. Ngjarja zgjati nga 12: 30 deri në 15:00 dhe zgjoi interes të madh për  publikun. Gjatë ngjarjes, blogerë të ndryshëm bënë “bombicat ARNO” dhe “smothiet ARNO” , fitimi nga këto pjata iu dhurua projektit të ARNO-s Coolinari. Fitimi do të përdoret për të pajisur kuzhinierët e rinj nga Coolinari me uniformat e reja.

ARNO e krijoi këtë projekt, e inspiruar nga kuzhinieri i njohur në suaza botërore dhe ndërrmarrësi social, Xhejmi Oliver. Ky është një ndër projektet e para që promovon konceptin e ndërrmarrësisë sociale për të rinj. Projekti promovon sipërmarrjen sociale përmes përdorimit të IT-së  për ndërtimin e komuniteteve të reja të qëndrueshme. Projeki ka për qëllim të mbindërtohet servisi i keteringut që ofrohet nga kjo shkollë dhe të promovohet shkolla në tregun e punës. Në kuadër të projektit, 20 nxënës ( kuzhinierë) nga kjo shkollë, u trajnuan në krijimin e CV-ve të tyre, në aftësi bazike biznesi, hyrje në modelin e ndërrmarrësisë sociale, përdorimin e rrjeteve sociale dhe trajnim e motivuese.

Për të ndihmuar në përkrahjen e kuzhinierëve të rinj, ju mund të vizitoni Markt Kitchen dhe të blini bombicat ARNO ose smothin ARNO, fitimet nga blerjet tuaja,  do të përdoret për projektin Coolinari. Këto pjata janë në dispozicion nga data 19.10.2019 deri më 19.11.2019.