Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnja dhe Hercegovin, Sërbi dhe Greqi (nga 2019). Çdo vit, tre përfaqësues nga secili nga këto vende konkurojnë në garën rajonale. Katër nga këto përfaqësues do të shpallen fitues dhe do të marrin një mbështetje nga 10.000 dollarë për të realizuar iden e tyre në vendin e tyre.

*Termi “ide të gjelbërta” do të thotë ide që ndihmojnë për mjedisin jetësor, ide që shfrytëzojnë burime nga komuniteti lokal dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm (integrimin e nevojave dhe prioriteteve lokale, ekonomike, dhe sociale të komunitetit).

ARNO, në bashkëpunim me Fondin e vëllezërve Rokfeller (Rockefellers Brothers Fund) nga SHBA shpall konkurs për zgjedhje të projekteve/ideve të gjelbërta për biznes/ndërmarrësi që promovojnë përpunim tradicional të prodhimeve, mbështetje të bizneseve të vogla lokale, që shfrytëzojnë resurset e komunitetit lokal dhe nxisin ide inovative për zhvillimin e mjedisit jetësor.

Thirrja për dorëzimin e ideve të e gjelbërta për vitin 2019 është e hapur deri me 2 qershor 2019 (ora 23:59).

Kriteret për pjesëmarrje shpjegohet në seksionin RREGULLAT.

Ju mund t’i gjeni formularët e rinj të aplikimit në seksionin APLIKIMI. Para se të plotësoni formularët, merrni parasysh udhëzimet që ndodhen në seksionin APLIKIMI dhe merrni në konsideratë seksionin e Pyetjeve më të Shpeshta. Na ndiqni në rrjetet sociale dhe në seksionin LAJME për shpalljen e datave për punëtoritë që do t’ju ndihojn të përgatiteni.

PROCESI I ZGJEDHJES:

Faza 1) Juria nacionale e përbërë nga ekspertë të fushës së ekonomisë se gjelbërt, biznes sektorit dhe sektorit civil do të vlerësojnë të gjitha idetë e gjelbërta për biznes në bazë të kriteriumeve të lartëpërmendura (shih seksionin – Rregullat).

Faza 2) Djetë idetë më të mira (në përputhje me vlerësimin e jurisë nacionale), do të thirren për të prezentuar idetë e tyre në një manifestim të organizuar veçmas në Shkup (mesi I qershorit 2019/data e sakt do të përcaktohem më vonë). Në këtë manifestim të 10 përfaqësuesit duhet t’i prezentojnë idetë e tyre para jurisë, e cila do të zgjedhë 3 fitues nacional.

Formati dhe gjuha: Finalistët e përzgjedhur do t’ju dërgohet një model në PowerPoint sipas të cilit ata duhet të paraqesin idenë e tyre. Gjuha për paraqitjen e idesë, në nivel nacional është maqedonishtja / shqipja. Kohëzgjatja e prezantimit është 20 minuta (10 minuta prezantim – 10 minuta pyetje nga juria).

Përkujtim:

  • Pjesëmarrja e 10 të përzgjedhurve është e obligueshme në manifestimin në Shkup, dhe gjithashtu për pjesëmarrjen në “Forumin për zhvillim të filantropisë në Ballkanin Perëndimor” (09-12 korrik, në Shqipëri) nëse përzgjidhen si fitues nacional.

Faza 3) Tre fituesit nacional do të jenë përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë Veriore në “Forumin për zhvillimin e filantropisë në Ballkanin Perëndimor “që do të mbahet prej 9-12 korrik, në Shqipëri. Projektet e zgjedhura do të duhet të prezentohen në Forum nga ana e përfaqësusve dorëzuesve të projekteve. Tre finalistët nga Maqedonia do të marrin përkrahje dhe udhzime të mëtejshme për prezantimin nga ekip I ARNO-s dhe MKA2000. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje të përfaqësuesve të zgjedhur për forumin (rruga dhe akomodimi) do të jenë të mbuluara nga ana e ARNOs dhe Fondit të Vëllezërve Rokfeller. Në forum do të zgjidhen 4 projektet më të mira nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që do të fitojnë nga 10.000 dollarë për mbështetjen e implementimit të ideve të gjelbërta.

Faza 4) Nëse një ide nga maqedonia fiton garën rajonale, do të shpërblehet me 10,000 dollarë. Këto fonde janë të dedikuara ekskluzivisht për realizimin e idesë * dhe duhet të përdoren brenda një viti. Përveç kësaj, mbajtësi i idesë, në bashkëpunim me ekipin e ARNO-s do të zhvillojë një dokument që do të përcaktojë procesin e realizimit të idesë, korniza të detajuara financiare dhe mjetet me të cilat do të kry, monitorimin dhe zbatimin e idesë. Fituesit janë të detyruar të lidhin një kontratë me ARNO-në, e cila do të përcaktojë më tej të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese. Kjo përfshin raporte të rregullta periodike, narrative dhe financiare.

* Nëse pronari i idesë është person fizik, brenda 30 ditëve pas shpalljes së shpërblimit duhet të regjistorhet si një person juridik.

Faqja zyrtare e konkursit është http://www.philanthropyforgreenideas.org/. Ne ju inkurajojmë të vizitoni dhe të njiheni në detaje me idenë dhe konceptin, me garën e vitit të kaluar dhe fituesit. Ju gjithashtu mund të gjeni më shumë informata rreth zgjedhjeve në vitit të kaluar nga njoftimet për shtyp, duke kërkuar frazën “Ide për biznesin e gjelbër”.

Për pyetje dhe më shumë informacione drejtohuni në numrin e telefonit 077 855 832, ose në mail-in arno.mkd@gmail.com. Gjithashtu na ndiqni në rrjetet sociale, ku shpallim risi, lajme dhe njoftime për puntorit që do ju ndihmojnë në pregaditjen e aplikimit.