Pyetjet që bëhen më shpesh

A munden individët të aplikojnë për ide të biznesit të gjelbër?

Po, konkurrenca për idetë e biznesit të gjelbër, mund të zbatohet nga individë, sipërmarrës socialë, organizata të shoqërisë civile dhe kompani të vogla private. Nëse pronari i idesë së gjelbërt, është një individ dhe bëhet fitues, ai do të duhet të regjistrohet si person juridik, në mënyrë që të realizojë idenë e tij të gjelbërt.

Ne jemi një kompani e vogël, a mund të aplikojmë në konkurs?

Nëse pronari i idesë së gjelbër është një kompani e vogël private, nuk duhet të ketë një xhiro vjetore më të madhe se 10,000 euro për të aplikuar për konkursin e ideve të gjelbërta.

Çfarë nënkuptohet me termin, “Ide të biznesit të gjelbër”?

“Idet e biznesit të Gjelbërt “, janë aktivitete ekonomike të personave juridikë që kontribuojnë në mjedis, duke përdorur burimet nga komuniteti lokal, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, integrimin e nevojave dhe prioriteteve të komuniteteve lokale, ekonomike, sociale dhe mjedisore.

A ofroni mbështetje për zhvillimin e pjesës financiare të aplikimit?

Në këtë periudhë (deri në fund të majit), ARNO do të organizojë punëtori në të cilat ju mund të aplikoni dhe të merrni pjesë. Aty do të merrni udhëzime dhe njohuri për zhvillimin e pjesës financiare të aplikimit. Në këto punëtori, ju këshillojmë të vini me biznis plan të përgaditur në mënyrë që trajnuesi të ofrojë këshillat e tij eksperte për të finalizuar financat.

A janë produktet e gjelbra vetëm eko-produktet dhe idetë që përdorin energjinë diellore?

Jo, idetë e gjelbërta nuk kufizohen vetëm në idetë që përdorin energjinë diellore dhe eko-produktet. Idet e gjelbërta mund të jenë të ndryshme, për shembull ideja e gjelbërt mund të jetë një shpikje teknologjike, një ide për promovimin dhe përdorimin e energjisë së pastër, eko-turizmi, ideja e krijimit të vendeve të punës përmes iniciativave të ndryshme (turne me biçikletë malore, të shikojnë zogjtë, grumbullueset e  çajit ), bizhuteri të ricikluara, mobilje nga paletat, eko-fermat etj. Për më shumë shembuj, shihni albumin tonë në Fb. Ne ju inkurajojmë që të shqyrtoni materialet multimediale , në kanalin tonë ARNO në YouTube (atje ju do të gjeni videot e ngjarjeve të fundit, paraqitjet në shfaqe, video nga fituesit e vitit të kaluar, videot dokumentarë nga konkurrenca rajonale, etj).

A mund të aplikojë në të njejtin konkurs i njejti person, me më shumë ide të gjelbra?

Gjithkush mund të aplikojë në konkursin për ide të gjelbërta, me të gjitha idetë e gjelbërta që ka. Një individ / kompani, mund të jetë bartës I më shumë ideve të gjelbërta në konkurs, por për çdo ide të gjelbërt është e nevojshme të dërgoni një formular të veçantë aplikimi. Mbani mend, se numri i formularëve të paraqitur, nuk ndikon në shënimin e ideve të gjelbra nga juria.

A shpërblehen idetë me vlerë 10,000 dollarë në garën rajonale apo vetëm ideja më e mirë nga niveli rajonal?

Në garën rajonale “Forumi për filantropi”, marrin pjesë tre idetë fituese nga secili prej vendeve pjesëmarrëse. Nga të gjitha 21 idetë e biznesit të gjelbërt, do të zgjidhen më të mirat dhe secila prej tyre, do të shpërblehet me $ 10,000 për realizimin e idesë.

Si mund të aplikoj për konkurrencën e Idesë së Biznesit të Gjelbërt?

Së pari, ne ju rekomandojmë që të lexoni udhëzimet në seksionin RRETH KONKURSIT, ku mund të njoftohen më mirë me konkursin dhe fazat në të cilat do të mbahet, gjithashtu në seksionin RREGULLAT në zonën ku shpjegohen kriteret për vlerësimin e ideve të gjelbërta. Pastaj shkarkoni formularin, i cili gjindet në APLIKIMI dhe dërgojeni atë në arno.mkd@gmail.com deri më 2 qershor më orën 23:59. Bashkë me mesazhin, nëse keni, mund të bashkangjisni edhe materiale shtesë për idenë tuaj të gjelbërt.

A mund ta dërgoj formularin edhe me postë?

JO, formularin e aplikimit për idetë e gjelbra, duhet ta dërgoni vetëm me e-mail, në arno.mkd@gmail.com.

Çfarë duhet të bëj, nëse jam një prej finalistëve të konkursit nacional?

Pas njoftimit për të hyrë në finale, do t’ju duhet të përgatitni një prezantim për idenë tuaj të gjelbër dhe ta paraqisni atë para jurisë. Për prezantimin e 10 ideve përfundimtare të biznesit të gjelbër, do të organizohet një event publik në mes të qershorit 2019, në Shkup.

Po sikur ideja ime e gjelbër, të jetë një nga tri idetë fituese të konkursit kombëtar?

Nëse ideja juaj e gjelbër është një nga tre idetë fituese, ju si bartës I saj, së bashku me ekipin e ARNO-s dhe MKA2000, duhet të merrni pjesë në përgatitjen e prezantimit dhe materialeve promovuese për idenë tuaj të gjelbër, në konkursin rajonal. Gjithashtu në procesin e përgatitjes, ju do të duhet të vendosni se në cilën gjuhë do të prezentoni idenë tuaj para jurisë rajonale. Ekipi i ARNO-së do t’ju ofrojë përkthyes.

Çfarë ndodh në garën rajonale?

Në konkursin rajonal, të gjitha idetë e gjelbra nga vendet pjesëmarrëse paraqiten para jurisë, e cila më tej i noton sipas kritereve të përcaktuara.

Çfarë pritet nga unë në garën rajonale?

Në konkursin rajonal “Forumi për filantropinë”, nga secili prej pjesëmarrësve, konkurrentët pritet të jenë të pranishëm gjatë prezantimit të të gjitha ideve të gjelbërta fituese nga rajoni.

Ku do të mbahet konkursi rajonal për idetë e biznesit të gjelbër?

Këtë vit “Forumi i Filantropisë” do të mbahet në Shqipëri nga 9-12 korrik 2019.

Nëse fitojmë, si mund ta përdorim çmimin dhe cilat janë detyrimet?

Nëse fitoni garën rajonale, do të shpërbleheni me $ 10,000. Këto fonde janë të dedikuara ekskluzivisht për realizimin e idesë suaj të biznesit të gjelbër dhe duhet të përdoren brenda një viti. Përveç kësaj, në bashkëpunim me ekipin e ARNO-s,  do t’ju duhet të përpiloni një document, që do të përcaktojë proceset e realizimit të idesë, një kornize të detajuar financiare dhe mënyrat në të cilat do të monitorohet dhe zbatohet ideja. Fituesit janë të detyruar të lidhin një kontratë me ARNO-në, e cila gjithashtu do të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese. Këto përfshihen edhe raportet e rregullta periodike narrative dhe financiare.

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google