Dhe burrat munden!

Në shtator të vitit 2017, në sallën publike – Shkup, u mbajt panairi i parë mashkullor me titull “Dhe burrat munden”. Në kuadër të panairit u zhvilluan tre punëtori me titull “Men Iron”( Burrat Hekurosin) , “Men cook” (Burrat Gatuajnë) dhe “Games Creative for Children” (Lojra kreative për fëmijë), ku morën pjesë burra dhe djem nga Maqedonia. Kjo ngjarje ishte pjesë e fushatës kombëtare “And Men Can” (Dhe Burrat Munden), e cila synon të promovojë përfshirjen e burrave dhe djemve për barazi gjinore.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, provuan aftësitë e tyre në kuzhinë, duke përgatitur një vakt familjar me ushqime tërheqëse dhe të shëndetshme për fëmijë, sipas recetave të Xhorxh Gjorgievskit, një babai nga Australia me origjinë nga Maqedonia, i cili u kthye në hit në rrjetet sociale me përgatitjen e një ushqimi të lehtë, e që zyrtarisht mbështeti fushatën “Dhe burrat munden”. Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të fitojnë aftësi për hekurosje, pastrim dhe animim të fëmijëve me teatrin e hijeve. Instruktorët e punëtorive ishin Antonio Gjorgjievski (kuzhinier profesionist i ri, i cili gatuar çdo ditë për familjen), Samet Shabani dhe Alexander Grujic (të rinj që e kanë për hobi hekurosjen) dhe Krum Stefanovski (themeluesi i grupit të teatrit “Hijet dhe retë” , gjithashtu një baba I përkushtuar).
Në hapat e para të saj, fushata u fokusua në promovimin e shembujve pozitive të atësisë dhe të kujdestarisë në jetën e përditshme në familje, si dher në kujdesin në shtëpi.
Fushata mbahnet në kuadër të projektit “Përfshirja e burrave dhe djemve për barazi gjinore”, që implementohet nga Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” në partneritet me Y-PEER Maqedoni me mbështetjen e Zyrës Rajonale UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Organizatat që mbështesin projektin në Maqedoni: Perspektiva Gjinore Shoqata, Shoqata për mundësi të barabarta “SEMPER” – Manastir, Forumi i grave në Tetovë, Iniciativa Qytetare e grave ANTICO, organizata humanitare arsimore ECHO, Tiiiit Inc , Organizata e Grave të qytetit të Shkupit dhe Rrjeti nacional kundër dhun ës ndaj grave dhe dhunës në familje.

View Project
Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google