Studentë sot- sipërmarrës të përgjegjshëm nesër

Të rinjtë e moshës së kolegjit, janë të hapur dhe entuziastë për të bërë ndryshime në shoqërinë e tyre dhe për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve. Ndërgjegjësimi në rang global dhe bashkëveprimi, kanë zgjeruar perspektivat e tyre për rolin e të bërit të mirë. Ata janë të etur për t’u përfshirë, për të pasur ndikim. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që, në kohën kur të rinjtë inkurajohen të jenë udhëheqës të ardhshëm në sektorin privat, ata duhet të mësojnë njëkohësisht edhe për Konceptin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës / Modelin e sipërmarrjeve Shoqërore dhe vetë vizionin e të qënit Sipërmarrës i Përgjegjshëm.
Projekti ynë, (Studentë sot- sipërmarrës të përgjegjshëm nesër ), fokusohet në ofrimin e programeve të përshtatura për promovimin e Sipërmarrësisë Shoqërore dhe Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, për nxënësit e shkollave të mesme që regjistrohen në lëndën shkollore “Sipërmarrja”, në tre vendet respektive (Maqedoni, Kroaci dhe Lituani).
Modulet e projektit janë hartuar në udhëheqje të OJQ-ve të njohura nga Maqedonia dhe Belgjika, të cilat ofrojnë ekspertizë të plotë në hartimin e moduleve dhe programeve, të cilat synojnë të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë teorike të studentëve, për t’u bërë sipërmarrës të përgjegjshëm.

Nxënësit dhe mësuesit janë të përfshirë plotësisht në të gjitha fazat e projektit dhe përdorin mjete krijuese për të ndarë mesazhin e projektit (Fushatat Online, Konkurse të Fotografive, evente gala për mbledhje fondesh), ndërkohë që kompanitë e sektorit privat, janë mobilizuar për të shkëmbyer histori dhe për t’u ofruar nxënësve mësime praktike dhe ekspozim ndaj mjediseve reale të biznesit.

View Project
Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google