Kuzhina profesionale e të rinjve

Në kuadër të projektit ndërrmarësia sociale e të rinjve të UNDP-së, “ Të rinjtë si agjentë të të zhvillimit të komunës”, ARNO, në partneritet me “ Të rinjtë munden”, ShPHG”Llazar Tanev” ( Shkollën Profesionale të Hotelierisë dhe Gastronomisë), komunën Qendër, kompaninë “Popovski“ dhe kompaninë “Bistia”, implementoi projektin “ Kuzhina profesionale e të rinjve –teknologji të reja për biznes social 2013”.
ARNO e krijoi këtë projekt i inspiruar nga kuzhinieri i njohur në suaza botërore dhe ndërrmarrësi social, Xhejmi Oliver.
Ky është një ndër projektet e para që promovon konceptin e ndërrmarrësisë sociale për të rinj. Në kuadër të këtij projekti, u krijuan edhe 2 faqe interneti dhe aplikacioni mobil (mojketering.mk, coolinari.mk dhe ap.mob.mojketering dhe RECEPTKO), me qëllim të mbindërtohet servisi i keteringut që ofrohet nga kjo shkollë dhe të promovohet shkolla në tregun e punës.

Në kuadër të projektit, 20 nxënës ( kuzhinierë) nga kjo shkollë, u trajnuan në krijimin e CV-ve të tyre, në aftësi bazike biznesi, hyrje në modelin e ndërrmarrësisë sociale, përdorimin e rrjeteve sociale dhe trajnim e motivuese.
Me këtë projekt të parë, ARNO garoi për EYA 2014 dhe u gjend në listën e 50 finalistëve më të mirë që vinin nga 49 vendeve europiane. EYA është një Çmim Europian për të rinj ( European Youth Award), që ndahet me qëllim të motivimit të të rinjve dhe ndërrmarrësive sociale, për të ndërtuar projekte digjitale të vlefshme për shoqërinë, të cilat adresojnë qëllimet e Këshillit të Europës dhe Europa-2020.
Ky projekt, fitoi çmimin e dytë të Social Impact Award 2015, të ndarë nga Mladiinfo- Shkup dhe Impact Hub Vienna.

View Project
Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google