Kamioni i ushqimit

Formimi i ARNO-s, erdhi si inspirim nga restorasnti i 15 i Xhejmi Oliver, që është një ndërrmarrësi sociale. Projekti i parë i ARNO-s, “ Kuzhina profesionale e të rinjve –teknologji të reja për biznes social 2013”, u bë në partneritet me ShPHG ”Llazar Tanev”. Përmes këtij projekti, u krijuan 2 faqe interneti dhe aplikacioni mobil (mojketering.mk, coolinari.mk ) dhe 20 nxënës-kuzhinierë, morën aftësi të vlefshme për tregun e punës. Në vazhim të këtj projekti, arritëm në “Kulinari 2.0”, I cili në vitin 2015, mori çmimin për ndërrmarësi sociale, Social Impact Award. Me këtë çmim, u mbajtën 6 orë gatimi me kuzhinierë profesionistë në vendin përfitues. Seicili prej kuzhinierëve, mbajti një orë mësimi me kohëzgjatje prej 90 minutash, të cilat u zhvilluan online (1.200 dhe 2.000 den). Në orët e gatimit, në shitje ishin edhe përparëset e kuzhinës dhe dërrasa të brenduara me sloganin:”Cool është të jesh Coolinar”. Të gjitha mjetet e përfituara nga shitja, u ri-investuan në shkollë, përmes porositjes të trajnimeve të reja për përmirësimin e motivimit të tyre dhe të fitimit të aftësive për tregun e punës, (Vetëpromovim në Tuiter, Instagram, etj)

Si vazhdimësi llogjike e këtyre dy iniciativave, është Kamioni i ushqimit, Street Food, ku nxënësit, përveç aftësive të reja të gatimit të ushqimit “cool”, do të mësojnë dhe praktikojnë drejtimin e biznesit social dhe do të krenohen që janë kuzhinierë.

Kamioni i ushqimit, do të shesë ushqim të përgatitur nga kuzhinierë profesionistë, në vende të ndryshme të qytetit. Shitja do të bëhet në evente të ndryshme që do të mbahen gjatë vitit në Shkup dhe në qytetet të tjera të Maqedonisë ( Ngjarje sportive, festival, koncerte, festa shtetërore etj).

Vetë kamioni do të jetë mjaftueshëm i madh, brenda tij do të ketë një kuzhinë të instaluar me të gjitha pajisjet e nevojshme për gatimin e ushqimit. Përfitimin e parë do ta kenë nxënësit- kuzhinierët e rinj, që do të vijnë në praktikë në kamionin e ushqimit. Më pas, të gjithë kompanitë që duan të mbështesin këtë ide, mund të promovohen përmes aksioneve të tilla si psh, “Ditët e …”.

Dhe sigurisht, përfitimin e fundit do ta kenë klientët, më saktë qytetarët e Shkupit dhe rrethinës, të cilët do të kënaqen nga ushqimi i shijshëm.

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google