AShikim nga afër ndërrmarrësisë sociale ( Fushata në Angli)

Si pjesë e bursës së punës të njërit prej krijuesve të ARNO-s, të ndarë nga Ambasada e Britanisë në Shkup, ARNO krijoi një fushatë verore, që kishte si qëllim të promovonte misionin e Social Enterprise Mark – ndërrmarësia sociale në Mbretërinë e Bashkuar.  Social Enterprise Mark, është ndërrmarësi sociale, e cila ofron ­çertifikatën e vetme ndërkombëtare për ndërrmarrësitë sociale. Social Enterprise Mark, identifikon bisneset që përmbushin kriteret e definuara për ndërrmarësi sociale. Më shumë për SE Mark, mund të mësoni në www.socialenterprisemark.org.uk

Qëllimi i fushatës verore ishte që përmes mjeteve interaktive, të promovojë konceptin e ndërrmarrësisë sociale për opinionin më të gjerë në Britaninë e Madhe. Pas qëndrimit një mujor në Britaninë e Madhe, në kuadër të SE Mark, detyra e Irinës ishte të dizajnojë dhe implementojë një fushatë online, që do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve dhe do t’i inspironte të mendojnë në temën e ndërrmarësisë sociale. Rezultati i punës praktike dhe  kontakti i  drejtpërdrejtë me punën e mrekullueshme të  SE Mark, ishte  fushata verore, e titulluar ” Shikim nga afër ndërrmarrësisë sociale”

Për nevoja të kësaj fushate, ekipi i ARNO-s, dizajnoi zgjidhje vizuele  dhe një anketë në Facebook, ku përdoruesit e këtij rrjeti social, kishin mundësinë të përgjigjeshin dhe të fitojnë vauçerë ushëtimi nga Travel Matters UK, një ndërrmarje sociale e çertifikuar nga Anglia. Anketa në mënyrë plotësuese, u integrua edhe në web faqen e SE Mark.
Pas idesë dhe brendimit të kësaj fushate, qëndron emri i Nikolla Vojnov- anëtar I ARNO-s.

Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google