Ide të gjelbërta

Në 2015, ARNO ka filluar me implimentimin e një projekti që titullohet: “Zhvillim filantropik dhe zhvillim I qëndrueshëm në Maqedoni”. Projekti, që u realizua me përkrahjen e fondit “Rockefeller Brothers” (SHBA), është projektuar për të siguruar promovimin e konceptit të filantropisë dhe PSK-së, duke përfshirë implimentimin e iniciativës për garën e Ideve të Gjelbërta në Maqedoni.

Filantropia për idetë e gjelbërta (FIGj). është një projekt rajonal I fondacionit Ballkani Gjelbër, i mbështetur nga Programi i Ballkanit Perëndimor të Fondacionit Rockefeller Brothers. Ai ka për qëllim të stimulojë dhe inkurajojë inovacionet për idetë e biznesit të gjelbër në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide të gjelbra te bizneset që shfrytëzojnë resurset lokale dhe rigjallërimin e zhdukjes së zinxhirëve tradicionalë të prodhimit dhe tregjeve të bazuara në komunitet. Përveç ARNO-s, që është përgjegjës për konkursin kombëtar në Maqedoni, partnerët e tjerë përgjegjës për administrimin e konkurseve kombëtare janë: Partnerët Shqipëri (Shqipëria), Forumi për Iniciativa Qytetare (Kosovë), Fondi për Qytetari Aktive (Mali i Zi), Fondacioni Trag (Serbia) dhe që nga viti 2017, edhe Fondacioni Mozaik (Bosnja dhe Hercegovina)

KONKURSI NACIONAL VJETOR:
ARNO administron Konkursin Kombëtar për Ide të Gjelbërta që nga viti 2015 dhe është krenar për 4 idetë fituese në Konkursin Rajonal:
Kooperativa e parë e konsumatorëve organikë “Nasha dobra zemja” (në vitin 2015);
iniciativa për riparimin e mobiljeve të vjetra, “Spin”, që u kthye në një biznes të vogël të drejtuar nga një arkitekte e re, Marta Mojsova (2016);
kompaninë e gjelbërt Start up, për argëtim e zbavitje, “ILUZIONET ECO”, të drejtuar nga magjistari Kristian Shopov dhe platforma për shitjen dhe dhurimin e ushqimit të mbetur “USHQIMI PËR TË GJITHË” nga Jane Zaevski.
Konkursi funksionon përmes kritereve të strukturuara dhe të verifikuara përmes një procesi, që siguron zgjedhjen transparente të ideve fituese. Iniciativa për të mbështetur idetë e gjelbra në nivel kombëtar, synon të arrijë në zonat më të margjinalizuara rurale dhe të frymëzojë dhe inkurajojë më shumë komunitete, grupe dhe / ose individë, që kanë ide origjinale dhe inovative për të filluar biznese të vogla dhe të gjelbra.
KONKURSI RAJONAL VJETOR
Konkurrentët janë fitues kombëtar nga Ballkani Perëndimor 6: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia (tre nga secili vend)
Një juri e pavarur ndërkombëtare, vlerëson projektet . Katër fituesit marrin një çmim deri në 10,000 dollarë për të zbatuar idetë e tyre të biznesit në tërësi ose pjesërisht
Konkursi dy-ditor zhvillohet çdo korrik, në një vend tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor

View Project
Privacy Settings
We use cookies to enhance your experience while using our website. If you are using our Services via a browser you can restrict, block or remove cookies through your web browser settings. We also use content and scripts from third parties that may use tracking technologies. You can selectively provide your consent below to allow such third party embeds. For complete information about the cookies we use, data we collect and how we process them, please check our Privacy Policy
Youtube
Consent to display content from Youtube
Vimeo
Consent to display content from Vimeo
Google Maps
Consent to display content from Google